Elano e pret Interin
Mesfushori brazilian Elano ka bërë të ditur se Manchester City është në bisedime me Interin rreth transferimit të tij në Giuseppe Meazza. Elano kaloi një sezon të vështirë në Eastlands, ku pas një pjesë të parë të mirë ishte rezervist gjatë asaj të dytës. “Janë bisedime të vazhdueshme dhe shpresoj që të shkojnë deri në fund. Dua të bart fanellën e Interit”, deklaroi Elano për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport. Elano kishte ardhur në City nga Shakhtar Donetsk më 2007.