Pato mirëpret Chelsean
Menaxheri i Alexandre Patos ka refuzuar të përjashtojë mundësinë për transferimin e klientit të tij në Chelsea. Gjiganti londinez së fundi ka emëruar ish trajnerin e Milanit, Carlo Ancelotti për menaxher të ri të ekipit, duke zgjuar spekulime se do të mundohet të angazhojë disa prej futbollistëve kryesorë të Rossonerëve. Pato gjendet në mesin e atyre që thuhet se kërkohen në Stamford Bridge.“Milan duhet të vendosë se çka dëshiron të bëjë, por jemi entuziast rreth interesimit nga Chelsea. Nëse Chelsea i plotëson kërkesat e Milanit, atëherë jemi gati për lëvizje”, tha Gilmar Veloz.