Nevojitet kohë për adaptim
Cristiano Ronaldo ka thënë se do t’i nevojitet kohë për t’u adaptuar në stilin e ndryshëm të futbollit spanjoll, por beson se do të arrijë t’i përmbushë parashikimet e tifozëve të Real Madridit pas finalizimit të transferimit nga Manchester United për 94 milionë euro. “Futbolli në Angli është tjetër, është më tepër fizik. Pa marr parasysh sa jeni i mirë, ju nevojitet kohë për t’u adaptuar në çfarëdo mënyre tjetër të lojës. Shpresoj të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Ronaldo për Sky Sports News.