27 qershor 2009

Toure vazhdon në Barcelonë

Mesfushori i Barcelonës, Yaya Toure ka vazhduar edhe për një vit kontratën e tij me klubin nga La Liga deri në qershor 2012, ka njoftuar gjiganti katalan. Barcelona po ashtu ka shtuar vlerën e dëmshpërblimit për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë nga 60 në 100 milionë euro."Është me rëndësi të luaj në një klub të madh dhe Barcelona është klubi ku dëshiroj të vazhdoj të luaj. Kjo është fanella të cilën dua të vazhdoj ta mbaj. Dëshiroj të përfundoj karrierën këtu, por së pari duhet të tregoj se mund të luaj në shkallë të lartë”, deklaroi Toure.