Milani bisedon për Adebayorin
Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka bërë të ditur se klubi ka biseduar me Arsenalin rreth mundësisë së transferimit të sulmuesit Emmanuel Adebayor. Ylli i Togos spekulohet se do të kalojë te gjiganti milanez, edhe pse Rossonerët janë duke bërë përpjekje për angazhimin e sulmuesit të Wolfsburgut, Edin Dzeko.“Adebayor është alternativë e Dzekos dhe kam informuar Arsenalin për interesimin tonë. Kam biseduar me Arsene Wengerin dhe Adebayori ishte temë e diskutimit”, tha Galliani.