Asnjë ofertë për Cassanon
Drejtori i përgjithshëm i Samopdorias, Beppe Marotta ka bërë të ditur se klubi nuk ka marrë asnjë ofertë për Antonio Cassanon. Sulmuesi 26 vjeç kaloi një tjetër sezon të shkëlqyeshëm në klub dhe spekulohej se kërkohet nga Juventusi dhe Interi. Por, Marotta ka theksuar se Sampdoria nuk ka marrë kërkesa për yllin italian. “Nuk kemi marrë oferta për Cassanon dhe nuk brengosemi rreth kësaj”, tha Marotta për Sky Italia. Cassano erdhi në Sampdoria në vitin 2007 nga Real Madridi.