Toni bisedon me Interin dhe Milanin
Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedime me dy gjigantët milanezë, Inter dhe Milan. Reprezentuesi italian pritet të largohet nga Bayern gjatë kësaj vere dhe besohet se do të kthehet në Serie A.“Kam qenë në kontakt me Interin dhe Milanin. Presidenti i Interit, Massimo Moratti, më ka pyetur edhe për Franck Riberyn. Kam nevojë të luaj vazhdimisht në prag të Kampionatit botëror. Nëse nuk më ofrohet hapësirë në Bayern, atëherë do të largohem”, deklaroi Toni.