27 qershor 2009

Pensionohet Schneider

Mesfushori i Gjermanisë dhe Bayer Leverkusenit, Bernd Schneider është pensionuar nga futbolli për shkak të një lëndimi në shpinë, ka njoftuar klubi nga Bundesliga dhe Federata e Futbollit e Gjermanisë. Schneider, 35 vjeç, bëri paraqitje të shkëlqyeshme gjatë Kampionatit botëror 2002, kur Gjermania u mposht në finale nga Brazili me rezultat 2-0. Ai ishte futbollist i rëndësishëm për Gjermaninë edhe në Botërorin 2006, ku përfunduan në pozitën e tretë. Mesfushori kurrë nuk ka fituar ndonjë titull të rëndësishëm, ndërsa me Leverkusenin humbi finalen e Ligës së Kampionëve më 2002.