27 qershor 2009

Benitez e do edhe një përforcim

Rafa Benitez ka thënë se Liverpool ka para për të bërë edhe një përforcim pas shpenzimit të 17 milionë funtave për mbrojtësin e Portsmouthit, Glen Johnson. Ylli i Portsmouthit pritet të nënshkruajë për Liverpoolin në 24 orët e ardhshme, por Benitez pret edhe një përforcim tjetër gjatë këtij afati kalimtar të verës. “Kemi një plan. Mund të transferojnë edhe një futbollist nëse ajo është e nevojshme, por kjo vlen nëse nuk largohet askush”, deklaroi Benitez për Liverpool Echo.