27 qershor 2009

Tadei - Firentina

“Vjollcëve iu pëlqen, por edhe Roma e konsideron si një lojtar të rëndësishëm. Por duke pasur parasysh momentin që po kalon shoqëria verdhekuqe, nuk besoj se tratativa do të finalizohet shumë shpejt”. Alesandro Luçi, menaxheri i Rodrigo Tadeit, ka treguar disa “të fshehta” të merkatos, që lidhen me mesfushorin e Romës. “Fiorentina e ka shprehur interesimin për Rodrigon, por ne nuk mund të vendosim asgjë nëse nuk bisedojmë më parë me drejtuesit e verdhekuqve. Gjithsesi, do të na duhet të presim pak, derisa të zgjidhet çështja e pronësisë së klubit kryeqytetas”.