27 qershor 2009

Brigi, në dyshim

Mateo Brigi është në pritje të një sinjali nga Roma. “Për momentin, – ka deklaruar menaxheri i tij, Vani Pucolo, – takimi midis nesh dhe Romës nuk është zhvilluar ende, sepse verdhekuqtë janë duke vendosur për kalimin e pronësisë. Mendoj se ky është motivi i vonesës së takimit. Dhe sapo të vendoset kjo, gjë do të takohemi e do të bisedojmë për të ardhmen e Mateos”. Mesfushori i verdhekuqve është vënë nën shënjestrën e Fiorentinës. “Në këtë moment nuk ka asgjë të re dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë deri në momentin që do të bëhet zyrtarizimi i pronarëve të rinj të Romës”.