Mota verdhekuq
Klubi kryeqytetas ka blerë edhe gjysmën tjetër të kar tonit të Marko Motas. Mbrojtësi, i cili ishte në bashkëpronësi mes Udinezes dhe Romës, tashmë është 100 për qind verdhekuq. Pas Gubertit, Marko Mota është blerja e dytë zyrtare e Rosela Sensit për sezonin e ardhshëm. Klubit të Udinezes do t’i shkojnë 3.5 milionë euro në arkat e tyre, shifër kjo, e cila ishte vendosur me konsensus mes dy klubeve në muajin janar, kur lojtari u transferua nga Friuli në Romë. “Jam shumë i lumtur për këtë transferim. Tani do jap edhe më shumë në fushë”, deklaron futbollisti pas kësaj marrëveshjeje.