27 qershor 2009

Sulmuesi mbërrin sezonin e ardhshëm në Itali

Në pritje të rinovimit të kontratës me Vilarealin, sulmuesi i klubit spanjoll shpreson ende në një transferim të mundshëm në Itali. Xhuzepe Rosi është bërë tashmë protagonisti i merkatos së qershorit. “Situata e tij është e komplikuar. Është mirë në Spanjë dhe po përpiqemi të rinovojmë kontratën me Vilarealin – ka deklaruar menaxheri i tij, Federiko Pastorela. – Nuk ka asnjë dyshim që ai është një lojtar, i cili në momentin që do të bëhej një telefonatë nga një skuadër e madhe, do të ishte i gatshëm të largohej. Nëse ky klub do të ishte italian, aq më mirë, pasi ai ka shumë dëshirë të luajë për një skuadër në vendin e tij”.