27 qershor 2009

Morgan De Sanktis i vetofrohet Napolit

“Me Napolin kemi pasur disa kontakte, sidomos gjatë ditëve të fundit, por nuk është korrekte që ta quajmë të përfunduar tratativën”. Kështu është shprehur Federiko Pastorelo, menaxheri i Morgan De Sanktis, lidhur me situatën aktuale të portierit. “Po punojmë, nuk kemi asnjë ofertë konkrete. Dëshira e Morganit për t’u rikthyer në Itali ekziston dhe ai e konsideron Napolin si një alternativë shumë të mirë. Por duhet të shikojmë nëse edhe skuadra e Donadonit do ta marrë në konsideratë atë dhe jua siguroj që një gjë të tillë do ta marrim vesh shumë shpejt”, ka përfunduar Federiko Pastorelo.