Sulmuesi Kualjarela, blerja e parë e Napolit
Sulmuesi i Udinezes dhe i kombëtares italiane Fabio Kualjarela, duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të luajë me skuadrën e Napolit. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi napoletan. Në arkat e Udinezes do të shkojnë 16 milion euro plus gjysma e dytë e kartonit të mbrojtësit Mauricio Domici. Sulmuesi 26-vjeçar, i cili ka lindur në Kastel Mare të Stabias, një nga lagjet e Napolit, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin e kaltër.