04 qershor 2009

Trajneri i ri Delneri merr drejtimin e Sampdorias

Tani është gjithçka zyrtare. Trajneri që do të zëvendësojë Maxarrin tek Sampdoria është Luixhi Delneri, i cili do të transferohet në Gjenovë (ku ka luajtur si futbollist një kampionat në fillim e viteve 80-të) pas dy sezoneve shumë pozitive të kaluar në drejtimin e skuadrës së Atalantës. Tekniku Delneri dhe stafi i tij do të prezantohen nga drejtuesit e klubit në mëngjesin e ditës së nesërme