04 qershor 2009

Hapet merkato e trajnerëve të Serisë A Rosi-Konte, shumë zhurmë për asgjë

Sot do të jetë dita e Delnerit tek Sampdoria. Ka filluar kështu merkato e trajnerëve në Serinë A. Ka filluar me zëvëndësuesin e Maxarrit tek Sampi. Ndërsa, ky i fundit është një kandidat serioz për të marrë drejtimin e Romës. Bashkë me të në krye të listës, është edhe Ranieri. Zëra këto që e çojnë Spaletin larg kryeqytetit italian. Ku Delio Rosi mund të qëndrojë.Një sqarim i plotë me Lotiton duket se ka zgjidhur të gjitha pakënaqësitë dhe mund të vazhdojë të drejtojë Lacion. Boshllëku i krijuar pas largimit të Delnerit nga Atalanta duhet të mbushet nga Balardini. Ndërsa tek Palermo (80-90%) do të kalojë Xhiampaolo. Siena do të tentojë të sigurojë mbijetesën në Serinë A për të disatin vit rradhazi me Kapelaçin. Novelino është shumë afër Rexhinës dhe në 90% do të jetë ai që do të drejtojë ringritjen e menjëhershme të kalabrezëve drejt kategorisë superiore të futbollit italian. Ndërkohë, Zenga do të largohet nga Katania për të marrë drejtimin e skuadrës së Bolonjës. Në fund, kapitulli Konte. Juvja largohet, Bari riafrohet. Në 70% do të qëndrojë në Pulja.