Milano - Sulmuesi Davide di Xhenaro është i rikthyeri më i ri te Milani pas një viti huazimi te skuadra e Rexhinës.
Klubi milanez lajmëron se sulmuesi 21-vjeçar do të jetë në dispozicion të Leonardos për sezonin e ardhshëm. Futbollisti i ri pëlqehet shumë nga tekniku brazilian që po krijon një skuadër me emra të rinj. Rikthimi i Di Xhenaros është tregues i strategjisë që po ndjek Leonardo për të rikthyer Milanin në majën e futbollit italian dhe më tej.