27 qershor 2009
“Italpetroli” bllokon shitjen e Romës
“Pë momentin, pavarësisht sforcimeve të bëra, nuk janë përmbushur kushtet për të vazhduar në vlerësimin e një operacioni të mundshëm”. Kështu kompania “Italpetrol”, e cila zotëron Romën, ka bërë të ditur atë që duket si një ndërprerje përfundimtare e negociatave me Viniçio Fioranelin për shitjen e klubit verdhekuq. Në këtë pikë e ardhmja e skuadrës së kryeqytetit italian duket gjithnjë dhe më e errët. Rreziku i një ankandi është shumë afër. “Duke iu referuar disa lajmeve të dhëna nga organe të shtypit në lidhje me interesin e paraqitur nga Z.Viniçio Fioraneli,- ka shkruar në një komunikatë “Italpetroli” -, në emrin e një shoqërie zvicerane, për të blerë skuadrën e Romës, njoftojmë se operacioni nuk ka mundësi të realizohet”.