Londër - Zërat e fundit tregojnë se Kristian Vieri nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë.
Ish sulmues i Juves, Lacios, Interit, Milanit dhe Fiorentinës po mendon për një përvojë në Ligën Angleze me Blackburn Rovers. Ai është shprehur i gatshëm të marrë pjesë menjëherë në përgatitjet paraprake në Austri me ekipin anglez.