27 qershor 2009

Shefki Kuqi stërvit me Koblenzin

Pas largimit nga skuadra angleze Crystal Palace, e ardhmja e Shefki Kuqit ende është e paqartë. Sulmuesi i Kombëtares finlandeze aktualisht gjendet në Gjermani, respektivisht te klubi nga Bundesliga 2, Tus Koblenz. Ish sulmuesi i Blackburnit dhe Ipswichit deri më tani nuk ka nënshkruar kontratë, mirëpo vetëm është duke stërvitur me klubin gjerman, ku aktivizohet edhe vëllai i tij më i vogël Njaziu. Në anën tjetër, Koblenz është në kërkim të një sulmuesi dhe trajneri Uwe Rapolder nuk ka përjashtuar mundësinë që Shefki Kuqi të jetë pjesë e ekipi të tij për sezonin e ardhshëm. “Ne jemi në kërkim të një sulmuesi. Këtu është Shefki Kuqi, i cili është një nga kandidatët. Duhet te shohim çfarë potenciali ka”, ka thënë Uwe Rapolder në një intervistë dhënë Kicker.de. Ndërsa ditë më parë vetë vushtrriasi ka thënë se në adresë të tij kanë ardhur shumë oferta nga klube të ndryshme evropiane dhe të cilat në sezonin e ri do të garojnë në Ligën e Kampionëve.