27 qershor 2009

Roma kërkon kartonin e Motës

Pasi ka mbyllur marrëveshjen me Gubertin, Roma po përgatitet të mbyllë një operacion tjetër, më saktë blerjen përfundimtare të kartonit të Marko Motës. Në fakt klubi verdhkeuq ka vendosur të negociojë me Udinezen për të zgjidhur bashkëpronësinë e mbrojtësit, për të cilin janë gati 3 milion e gjysmë për t’u derdhur në arkat e klubit friulan. Klubi i Pocos duket se do të pranojë, kështu që nuk duhet të ketë pengesa për të mbyllur marrëveshjen. Mota ka kaluar tek Roma në merkaton e janarit të kaluar.