Katania merr portirin Andujar
Rreziku i Benfikës është evituar, Katania ka vënë përfundimisht duart mbi Mariano Gonzalo Andujar, portier argjentinas, që do të zëvendësojë në portën e siçilianëve bashkëkombasin Bixarri, i kaluar tek skuadra e Lacios. Andujar ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin e Katanias, që skadon më 30 qershor 2013-të. Argjentinasi ka luajtur më parë në Serinë A me Palermon në gjysmën e parë të sezonit 2005-06, por më pas është dërguar në shtëpi ku ka pasur një rritje të dukshme me Estudiantesin.