Robinho, i lumtur në City
Përforcimi rekord i Manchester Cityt, Robinho ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të menjëhershëm në Brazil te Santos. Robinho gjatë javës së kaluar ishte në qendër të spekulimeve pasi thuhej se është i pakënaqur në klubin nga Premierliga. Por, ai ka theksuar se dëshiron të mbetet në Eastlands. “Jam shumë i lumtur në City. Santos është ekipi i zemrës sime dhe një ditë do të kthehem, por jo tani. Jam ndjerë shumë i lumtur me përkrahjen e tifozëve në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Bolton”, deklaroi ai.