01 qershor 2009
Tifozët e Interit e plaçkitin Muntarin
Mesfushori i Interit, Sulley Muntari është plaçkitur nga tifozët e klubit, kanë njoftuar të hënën mediat italiane. Muntari ishte plaçkitur dy orë pas përfundimit të ndeshjes së fundit sezonale në Serie A kundër Atalantas. Reprezentuesi ganez ishte duke vozitur në sheshin Via Monte Rosa dhe pasi ishte ndalur në semafor atij i ishin afruar dy persona në një motoçikletë. Njëri prej tyre kishte shall të Interit dhe iu kishte afruar Muntarit pasi kishte zbritur nga motoçikleta. Ai thuhej se kishte kërcënuar futbollistin duke arritur t’i marrë një orë dore me vlerë prej 17 mijë eurosh.