27 qershor 2009
Robinho i lumtur me përforcimet
Robinho ndihet i lumtur për faktin se klubi i tij Manchester City po mendon për blerje të futbollistëve të mëdhenj gjatë kësaj vere. Sulmuesi brazilian e ka ngutur menaxherin Mark Hughes që të përshpejtojë për ta blerë sulmuesin kamerunas Samuel Eto'o nga Barcelona, për ta bërë Cityn ndër katër skuadrat më të mira angleze. Deri tash, City ka blerë mesfushorin e Aston Villas, Gareth Barry dhe sulmuesin e Blackburn, Roque Santa Cruz. Ndërsa këtë rrugë duket se do ta ndjekë edhe sulmuesi argjentinas Carlos Tevez, i cili pasi e la Manchester Unitedin mund t’u bashkohet rivalëve vendorë për 25 milionë funte.“Neve na nevojiten katër sulmues kualitativë sepse sezoni është i gjatë në Angli. Besoj se klubi do të transferojë futbollistë me kualitet të lartë. Futbollistë si Santa Cruz janë më shumë se të mirëseardhur, shpresoj se edhe çështja e Tevez do të mbyllet shpejt. Nëse vjen edhe Eto’o, ai do ta përforcojë mjaft skuadrën me talentin që ka. Nëse ndodh kjo, atëherë ne do të bëhemi të pamposhtur”, tha Robinho për tabloidin britanik The Sun. Robinho dëshiron që City të jetë klubi më i madh i qytetit të Manchesterit dhe të fitojë shumë tituj.