27 qershor 2009
Për të ardhmen vendos pas Europianit
Paraqitjet e shkëlqyeshme të Emir Bajramit nuk kanë lënë pa u vërejtur nga ekipe të ndryshme evropiane, të cilat kanë shprehur interesim që t’i sigurojnë shërbimet e tij. Parma nga Serie A, Hamburg e Borussia Monchengladbach nga Bundesliga dhe Utrecht e Groningen nga elita e futbollit holandez kanë shprehur interesim për mesfushorin kosovar. Mirëpo, Bajrami për momentin është i përqendruar në Kampionatin evropian, derisa pasi të përfundojë thotë se do të vendosë për të ardhmen. “Nuk kam biseduar me menaxherin ende rreth ekipeve të interesuara, pasi kemi vendosur që sa të jemi në kampionat mos të flasim për këtë punë. Mirëpo, pas Europianit do të flasim dhe do të shohim se çfarë do të bëhet”, deklaroi Bajrami i cili me ekipin suedez IF Elfsborg ka kontratë deri në fund të vitit 2011.