Deschamps synon titullin
Trajneri i ri i Olympique Marseille, Didier Deschamps, ka thënë se objektivi i tij kryesor për sezonin e ardhshëm është titulli i kampionit në Ligue 1. Marseille - që sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e dytë pas Bordeaux - do të drejtohet nga ish kapiteni i klubit, i cili ngriti trofeun e Kupës Evropiane më 1993. Ai zëvendësoi Eric Geretsin e larguar në fund të sezonit të kaluar. “Objektivi është të përfundojmë një pozitë më lart se sezonin e kaluar. Në Marseille duhet të luftohet për pozitën e parë”, deklaroi Deschamps.