27 qershor 2009

Pato s’e tradhton Milanin

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato insiston se do të mbetet në San Siro përderisa është i nevojshëm për klubin, pavarësisht spekulimeve rreth interesimit nga Chelsea dhe ish trajneri Carlo Ancelotti. 19 vjeçari ka kontratë me Milanin deri më 2012 dhe ka theksuar se nuk do të përcjellë Ancelottin te gjiganti i Premierligës. “Pato do të jetë përgjithmonë në Milan”, tha ai për Studio Sport. “Jam pjesë e Milanit dhe ky klub ka rëndësi të madhe në jetën time”, shtoi ai. Pato ka konfirmuar se e ardhmja e tij qëndron në Milan, derisa është shprehur i kënaqur me paraqitjet e tij në periudhën e deritashme të kaluar në klub. “Jam i lumtur në Milan dhe do të vazhdoj të luaj në Milan. Ky një vit e gjysmë ka qenë shumë i mirë për mua, por tani dua t’i ndihmoj Milanit të fitojë Ligën e Kampionëve”, përfundoi ai. Reprezentuesi brazilian është përforcim i Ancelottit, i cili e transferoi në Milan si 17 vjeçar më 2007. Por, së fundi spekulohej se ai mund të kalojë në Londër, pas kalimit të Ancelottit në postin e menaxherit të Chelseas.