04 qershor 2009
Trofeu i Botërorit kalon 86 shtete
Trofeu i Kampionatit botëror do të kalojë turneun më të madh global para fillimit të garës së vitit 2010 në Afrikën Jugore.Federata Botërore e Futbollit (FIFA) dhe partneri komercial Coca-Cola kanë njoftuar të enjten se turneu i trofeut të Kampionatit botëror do të kalojë 86 shtete për 225 ditë. Kjo do t’u mundësojë mijëra tifozëve të shohin trofeun e artë. Turneu i trofeut, që do të fillojë rrugëtimin e tij nga qendra e FIFA-s në Zvicër, më 21 shtator, do të udhëtojë rreth botës para ardhjes në Afrikën Jugore më 4 maj 2010. Në Botërorin e fundit, në turneu e parë të trofeut u vizituan 29 shtete. Trofeu i tashëm është i dyti i FIFA-s. I pari – Jules Rimet Cup – u bë pronë e Brazilit më 1970, pasi ata u bënë ekipi i parë që fitoi tri herë Kampionatin botëror. Por, trofeu ishte vjedhur në Rio de Janeiro më 1983 dhe kurrë nuk është gjetur.FIFA solli një trofe të ri për Kampionatin e 10-të botëror më 1974 dhe dizajni fitues ishte nga italiani Silvio Gazzaniga. Trofeu është i përbërë nga ari 18 karat, është 36.8 centimetra i lartë dhe peshon 6.1 kilogramë.