27 qershor 2009

Paladino dhe Lanzafame, edhe një vit larg Torinos

Rafaele Paladino do të vazhdojë të luajë te Xhenoa. Juventusi ka rinovuar edhe për një sezon tjetër kontratën e huazimit me klubin kuqeblu të presidentit, Enriko Preciozi. Sulmuesi italian shpresonte të rikthehej në “shtëpi”, por mbërritja e Diegos në Torino i ka mbyllur dyert e Juventusit për Paladinon. I njëjti fat edhe për Davide Lanzafamen. Sulmuesi në pronësi të bardhezinjve ka arritur një marrëveshje me Palermon për sezonin e ardhshëm.