27 qershor 2009

“Aleksi do të rinovojë shumë shpejt kontratën”

Kapiteni i Juventusit është shprehur i qetë mbi rinovimin e kontratës me bardhezinjve dhe të njëjtën gjë e konfirmon edhe Stefano Del Piero, vëllai-menaxher i “Pinturikios”. “Ka shumë pak që jam rikthyer nga pushimet dhe kam ndjekur me vëmendje gjithçka që është shkruar mbi Alesandron. Në bazë të çështjes së rinovimit të tij me Juventusin, unë ashtu sikurse vëllai im, nuk kemi asnjë koment për të bërë. Duke qenë se në këtë moment qetësie nuk ka ndeshje dhe tema për çfarë mund të bisedohet, emri Del Pieros është një mundësi për të shitur gazetat sportive. Ne qëndrojmë të qetë, sepse i dimë më mirë se kushdo tjetër lidhjet dhe dashamirësinë që ekziston mes drejtuesve të klubit dhe vëllait tim. Një problem i tillë na përket më shumë neve, ndonëse kur të rinovojmë, do t’iu lajmërojmë edhe juve, gazetarëve, që shqetësoheni kaq shumë për fatin e Aleksit. Jemi të bindur se rinovimi do të vijë shumë shpejt dhe të gjithë do të mbetemi të kënaqur”, përfundon Stefano Del Piero, menaxheri i idhullit juventin.