Mbrojtësi Fabio Groso përqafon “Zonjën e Vjetër”
Mbrojtësi i skuadrës franceze të Lionit, Fabio Groso, është gjithmonë e më pranë Juventusit. Një gjë të tillë e shkruajnë mediat franceze, ndërkohë që e famshmja “L’Equipe” e ka zyrtarizuar tashmë këtë marrëveshje. Ky burim gjithashtu përgënjeshtron kategorikisht mundësinë e një transferimi të Grosos në Torino kundrejt një shkëmbimi me italo-argjentinasin Mauro Kamoranezi,por thjesht në bazë të një oferte monetare.