01 qershor 2009
“Nuk kam firmosur asgjë me Juventusin”
Trajneri i Barit, Antonio Konte, i cili kohët e fundit është vënë nën shënjestrën e bardhezinjve, ka përgënjeshtruar faktin se mund të ketë firmosur për ndonjë nga skuadrat e Serisë A. “Nuk kam firmosur asnjë marrëveshje apo kontratë me asnjë skuadër. Po e pohoj një gjë të tillë me shumë sinqeritet: për momentin nuk kam firmosur për asnjë skuadër. Kam dëgjuar shumë të flitet nëpër gazeta, se unë kam filluar tratativat me skuadra të ndryshme, por theksoj se nuk kam firmosur me asnjë dhe askush nuk ka dëgjuar nga unë apo nga presidenti, që Konte do të lërë pankinën e Barit”, ka deklaruar Antonio Konte.