01 qershor 2009

“Zonja” përgatit listën e spastrimeve

Përveç shpenzimeve që do të bëjë Juventusi për blerjet e reja gjatë merkatos së qershorit, ka filluar të bëjë gati edhe listën e lojtarëve që do të largohen nga skuadra.
Trezege – I pari është David Trezege: francezi ka një pagesë shumë të lartë, gati 9 milionë euro dhe kjo gjë i frikëson disi skuadrat e interesuara. Për këtë arsye, drejtuesit e bardhezinjve janë të gatshëm që ta shesin për një shifër edhe më të vogël.
Tiago – Në listën e shitjeve mendohet të jetë edhe Tiago. Një sërë dëmtimesh e kanë penalizuar, por nga një lojtar si ai të gjithë prisnin një përmirësim të atillë, që do të rriste edhe më shumë nivelin e lojës së bardhezinjve. Marseja e Didier Deshamp është e gatshme të bëjë një shkëmbim direkt me Valbuenën, mesfushorin 24- vjeçar.
Poulsen, Grigera, Melberg – Drejtuesit e bardhezinjve po përpiqen të shesin edhe Kristian Poulsen. Pjesë e listës së largimeve janë edhe Grigera e Melberg. Për çekun është interesuar Tuente, ndërsa për suedezin Totenhemi.