01 qershor 2009
Blank: Trajneri i ri, brenda 10 ditëve
Tifozët bardhezi duhet të presin ende për të marrë vesh emrin e trajnerit të ardhshëm të Juventusit. “Përsa i përket vendimit për trajnerin e ri, kemi vendosur të presim edhe dhjetë ditë për të reflektuar me kujdes. Pas kësaj kohe do të bëjmë zgjedhjen tonë, e cila do të jetë mjaft e rëndësishme për të ardhmen”, ka deklaruar Zhan Klod Blank. Ndërkohë është përjashtuar nga lista e kandidatëve emri i Lorent Blank: “Nuk na intereson. Ferrara- Konte? Nuk është një balotazh, por sigurisht Ferrara është një nga kandidatët. Në fillim menduam se do të qëndronte vetëm 2 javë, por tashmë po e konsiderojmë edhe për më gjatë”.