27 qershor 2009
Do thyejë rekorde edhe në prezantim
Kristiano Ronaldos do t’i bëhet një prezantim mjaft i bujshëm me Realin e Madridit. Pritet që në momentin e prezantimit të tij me fanellën e klubit të jenë prezentë plot 25 mijë fansa në stadium. Ky do jetë një rekord me madrilenët, pasi rekordi i mëparshëm ka qenë 11 mijë, kur u ble braziliani Robinjo. Ndërsa Zinedin Zidane mban rekordin e gazetarëve të pranishëm, pasi kanë qenë plot 400 të tillë në momentin e konferencës së parë për shtyp. Por edhe këtu do të thyhet një tjetër rekord, pasi klubi spanjoll ka parashikuar që të jenë 500 gazetarë nga 25 shtete të ndryshme. Pra, një yll i futbollit, që po thyen çdo rekord të mundshëm.