27 qershor 2009
Mourinjo thërret Didië Drogbanë
Vetë Hoze Mourinjo ka kontaktuar Çelsin për t’i shprehur interesimin e Interit për Didier Drogbanë dhe për t’u informuar në lidhje me çmimin e sulmuesit afrikan. Në bazë të asaj që bëhet e ditur nga shtypi anglez, në fakt, portugezi duket se ka kontaktuar me Piter Kenion, numri dy i londinezëve, për të kuptuar nëse është e mundur nisja e një negociate, i mbështetur në faktin se ka në dispozicion 23 milion euro për të marrë tek zikaltirt lojtarin. Çelsi duket se nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, edhe pse e di mirë se sulmuesi nuk do të mendonte dy herë për t’u bashkuar me ish-trajnerin e tij, kështu që nuk mund të refuzojë kategorikisht ofertën duke rrezikuar nisjen e një lufte me Drogbanë. Por nëse Interi ka vendosur me të vërtetë të hidhet në sulm për Drogbanë, “Bluve” nuk i mbetet gjë tjetër veç të fiksojë një çmim pak të lartë për t’u rikthyer në merkato, ndoshta për Adebajorin.