Sulmuesi austriak, ëndërron vetëm zikaltrit, do t’i nënshtrohet operacionit për të zgjidhur prolemet fizike
Të hënën që vjen do të jetë dita e Marko Arnautoviç. Do t’i nënshtrohet një operacioni, ky është i vetmi lajm i sigurt që mësohet, në një ditë me takime të shtyra dhe pasiguri të reja. Lojtari do të shkojë në Milano bashkë me menaxherët e tij dhe duket se është parashikuar edhe prezenca e përfaqësuesve të Tventes, klubi që e ka bërë të njohur në arenën ndërkombëtare. Dëshira e sulmuesit austriak është të veshë fanellën ziakltër. Në Holandë tashmë të gjithë janë dorëzuar. Ndërkohë në lidhje me problemin fizik ka bërë të ditur:
“Tani ndihem mirë, por ky dëmtim nuk duhej. Në muajin prill kam ndier pak dhimbje në këmbën e djathtë, por askush nuk ka menduar se ishte një problem kaq serioz, askush s’e kuptoi se diçka qe thyer. Luajta deri në finalen e Kupës së Hollandës, kur mbas 10 minutash lojë jam ndalur”. Ka qenë pikërisht ky momenti kur ka kuptuar problemin serioz. “Ka qenë një moment i vështirë, sidomos kur më kanë njoftuar se diçka ishte thyer”, - ka vijuar ai.
Akoma nuk dihet me saktësi se kur do të jetë gati për t’u rikthyer në fushë, por flitet për fundin e gushtit ose fillimin e shtatorit. “Nuk e di nëse do të kem nevojë për 2, 3 ose 4 muaj, nëse do të kthehem në gusht apo në shtator, por do të jem në 100%. Koha që duhet të pres nuk do të jetë një problem për mua. Unë punoj për të ardhmen time. Fizioterapi dhe palestër, kështu do ta kaloj këtë verë”, - ka thënë lojtari i Tuentes, i cili ka një dëshirë të madhe për të kaluar tek Interi. “Po pres që dy klubet të arrijnë një marrëveshje.
Nuk e di sesi do të përfundojë. Unë dua të luaj tek Interi, Seria A është një kampionat që më tërheq shumë. Zikaltrit janë skuadra më e mirë e Italisë dhe kur mësova se interesoheshin për mua, jam gëzuar shumë. Ofertat e klubeve të tjerë nuk më interesojnë”. Por, tek Interi luan edhe idhulli i tij Ibrahimoviç. “Ibra është një nga më të mirët në botë dhe nuk është vetëm idhulli im, por edhe i shumë lojtarëve të tjerë.
Më pëlqente që tek Ajaksi. Eshtë një lojtar i madh. Mourinjo? Për të flasin vetë faktet; është një trajner i madh, një nga më të mirët. Kemi folur një herë në telefon. Më ka thënë se më donte tek Interi. Më ka lënë një përshtypje shumë të mirë”.