27 qershor 2009

Mourinjo revolucionarizon ekipin e moshave

Nëse nuk është një revolucion, pak mungon. Hoze Mourinjo ka vënë duart tek sektori i të rinjve të Interit. Eshtë një revolucion që nis nga lart. Me Piero Auzilion, përgjegjësi aktual i sektorit të të rinjve, që do të bashkëpunojë me Marko Brankën si drejtor sportiv, duke vazhduar të kujdeset për kontratat e lojtarëve. Në ekipin e të rinjve do të gjejë pozicionin e tij edhe Kostinja, i cili do të bëhet kordinatori teknik i këtij sektori. Ekziston një marrëdhënie shumë e mirë midis të dyve (ka qenë i Kostinjës goli që bëri të mundur eleminimin e Mançester Junajtid nga Porto në Champions Ligën e 2004-ës). Kostinja do të bëjë rolin e ndërmjetësit midis ekipit të parë dhe sektorit të të rinjve. “I Veçanti” po e ndërton skuadrën e të rinjve sipas ideve të tij, me të njëjta metoda pune që ndjek edhe te skuadra e parë, në mënyrë që të jenë gati në rast se do të vinte kalimi tek ekipi i parë.