27 qershor 2009

Ibrahimoviç: E ardhmja ime është në Milano

Klubi londinez mund t’i përfshijë të dy portugezët në një ofertë për Maikonin, por zikaltrit nuk janë dakord.Interi-Çelsi, nisin negociatat për Dekon e KarvajonGjatë dimrit të kaluar ka bërë bujë një darkë e Marko Brankës në Londër me Didië Drogbanë dhe menaxherët e tij. Por ky takim nuk ka sjellë efektet, që shpresoheshin. Ndërsa, tani duhet të shihet se çfarë rezultatesh do të japë vizita e fundit e drejtorit teknik të Interit në kryeqytetin anglez. Drejtuesi do të takohet me kolegët e klubit londinez për një marrëveshje për Karvajon dhe Dekon, por do të flitet edhe për Maikonin dhe, ku i dihet, edhe për Ibrën. Sigurisht operacioni për dy portugezët ka kohë që ka nisur, kështu që gjithçka është e qartë. Misioni i Brankës ka për qëllim të kuptojë nëse ekzistojnë mundësitë për disa marrëveshje të tjera. Për momentin Çelsi tregon interes vetëm për Maikonin. Por, gjithçka mund të ndryshojë në pak kohë. Përveç qëndrimit të Interit, do të hapen dyert për ata që do të paraqiten me rreth 40 milion euro për brazilianuin dhe ata që do të paraqiten me rreth 70 milion euro për suedezin, nuk do të konsiderohej një sakrificë të mbahej lojtari, që për Moratin mbetet sulmuesi më i fortë në botë. Ndërsa, oferta e zikaltërve për dyshen Deko-Karvajo nuk i kalon 4-5 milion eurot plus kartonin e argjentinasit Burdiso, teksa Çelsi kërkon vetëm parà (10-12 milion). Por interistët synojnë të gjejnë shumë shpejt një marrëveshje, ndoshta fillimisht vetëm për Karvajon, duke parë se Deko konsiderohet një zgjedhje e dorës së dytë në nivelin e mesfushorit të avancuar, sepse Branka mban akoma hapur kontaktet me Realin e Madridit për holandezin Shnejder. Drejtuesit e Çelsit do të përfshijnë Dekon dhe Karvajon në ofertën e tyre për të arritur tek Maikoni. Ndërsa zikaltrit do të përpiqen t’i mbajnë të veçuara të dy çështjet. Edhe pse sakrifikimi i mundshëm i Maikonit justifikohet vetëm nga përfitimi i një shume të lartë parash. Sulmuesi suedez ka folur për merkato dhe për objektivat, që i ka vënë vetes në karrierën e tij. Bota e futbollit flet për të dhe për të ardhmen e tij. Por, Zllatan Ibrahimoviç nuk duket aspak i shqetësuar dhe shijon pushimet, duke lexuar lajmet e fundit mbi veten. Në shtëpinë luksoze në Malmoe, në jug të Suedisë, është shumë i kënaqur “duke qëndruar pushim”. Ibra ka folur për karrierën e tij, të ardhmen, kombëtaren suedeze Under-21 dhe për Mario Balotelin. “Po pushoj. Eshtë bukur të kthehesh në shtëpi, - ka thënë sulmuesi 27-vjeçar. - Qëndroj në shoqërinë e miqve të mi dhe po argëtohem. Në pjesën më të madhe të ditës përpiqem të pushoj”. MENAXHERI - Ibrahimoviç lexon gjithçka “dhe ndonjë herë flas në telefon me menaxherin Raiola dhe e pyes se a janë të vërteta ato që lexoj. Ai qesh dhe më thotë jo. Shikoj dhe dëgjoj shumë gjëra, argëtohem edhe duke lexuar se një ditë jam në Madrid, një ditë në Barcelonë dhe një ditë tjetër në Londër. Fakt është se sot për sot e ardhmja ime është të Interi”. Po nesër çfarë mund të ndodhë? Në Suedi të gjithë mendojnë se Ibra nuk do të largohet nga Milano. “Gjithçka mund të ndodhë, - ka vazhduar golashënuesi më i mirë i Serisë A në sezonin e sapombyllur. - Askush nuk mund të garantojë të ardhmen. Por sot nuk ka alternativë tjetër përveç Interit”. Dhe si interist ka folur edhe kur është prekur tema e Champions Ligës, “një kompeticion që nuk duhet të kthehet në një fiksim, sepse në fund rrezikon ta humbësh me siguri. E rëndësishme është të përgatitemi mirë edhe nga pikëpamja psikologjike”. BALOTELI - Fundi është i gjithë për Balotelin: “Pashë ndeshjen Suedi-Itali të Under-21 dhe midis nesh e italianëve ka një diferencë të madhe. Italia ka fituar, duke luajtur me dhjetë lojtarë, Baloteli shënoi dhe po të mos kishte marrë kartonin e kuq do të kishte realizuar edhe dy gola të tjerë. Mario ka një karakter të bukur, bën shaka me të gjithë, është vetëm 18 vjeç. Eshtë një talent i jashtëzakonshëm. Më kujtohet stërvitja e parë që kemi bërë bashkë. Kemi qëndruar më gjatë se të tjerët për të bërë disa gjuajtje në portë. Ka gjuajtur dhjetë herë dhe ka shënuar 9, më pas tetë nga dhjetë. Nuk kam parë asnjë si ai para portës. Ndoshta ka mësuar nga unë (qesh)… Por është e vërtetë edhe se ka shumë lojtarë të mirë rreth vetes. Kjo është gjëja më e rëndësishme”. CHAMPIONSI DHE BOTERORI - Kupa me veshët e mëdhenj është objektivi kryesor, Botërori një shpresë që nuk është humbur akoma. Por në lidhje me Championsin Zllatani është fatalist. “Nuk duhet të sforcohesh dhe të bllokohesh, duke menduar se duhet fituar patjetër. Sepse kjo nuk është mënyra për të fituar. Duhet vetëm të përgatitemi mirë, më pas nëse fitojmë ose jo kjo mbetet për t’u parë”, ka thënë sulmuesi zikaltër, i cili nuk ka hequr akoma dorë nga ëndrra për të luajtur në Botërori, edhe pse situata për Suedinë e tij është komplikuar pak. “Natyrisht nuk duhet të dorëzohemi. Fituam kundër Maltës dhe deri sa të kemi akoma një mundësi do të bëjmë gjithçka është e mundur”, ka përfunduar Ibrahimoviçi.