Milan rikthen Diniz dhe blen Pertikonen
Edhe pse objektivat kryesorë janë Ali Sisokho dhe Edin Dzeko,skuadra e Milanit ka lëvizur edhe në drejtime të tjera, duke mbyllur dy operacione të tjera në këtë merkato, të cilat i ka zyrtarizuar në saitin zyrtar të klubit në internet. Ekipi kuqezi ka bërë të ditur se “mbrojtësi brazilian Markos Diniz do të rikthehet përfundimisht në skuadër, ndërsa mbrojtësi roman Pertikone është blerë përfundimisht nga klubi i Livornos, skuadra me të cilën lojtari ka siguruar kalimin në Serinë A në sezonin që sapo është mbyllur”.