Galiani: Po ndërtojmë një ekip kompetitiv
Nuk do të ketë një ndryshim rrënjësor. Ka qenë ky mesazhi kryesor që Adriano Galiani ka dashur t’i dërgojë tifozëve milanistë. “Jemi duke punuar për të ndërtuar një Milan të fortë në Itali dhe në Europë,- ka shpjeguar administratori i deleguar kuqezi - ndaj tifozët tanë mund të qëndrojnë të qetë. Milani po ndryshon lëkurë, por nuk po rindërtohet nga e para”. Sigurisht një mesazh që do t’i kënaqë mbështetësit e “Djallit” që presin me padurim zyrtarizimin e blerjes së parë të rëndësishme të Milanit për sezonin 2009-2010.