27 qershor 2009

Messi e do Mascheranon

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka ritheksuar dëshirën e tij që mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano t’i bashkohet gjigantit katalan gjatë këtij afati kalimtar të verës. Kapiteni i Argjentinës, Mascherano është objektiv i Barcelonës dhe Messi ka mirëpritur transferimin e bashkëkombësit të tij. “Sigurisht se kam dëshirë që ai t’i bashkohet Barcelonës, të gjithë kanë dëshirë të luajnë së bashku me një futbollist si ai. Shpresoj që ai të vjen këtu”, deklaroi Messi për të përditshmen sportive katalane El Mundo Deportivo.