27 qershor 2009
“Barcelona duhet të blejë David Vilën”
Mesfushori spanjoll i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka këshilluar drejtuesit e klubit që të hidhen në sulm për shërbimet e sulmuesit David Vila. Ksavi e njeh mjaft mirë atë, duke qenë se luajnë së bashku te Kombëtarja e Spanjës. “David është një golashënues i shkëlqyer. Ai e ka në gjak aftësinë për të gjetur rrugën e rrjetës. Një futbollist i jashtëzakonshëm, i cili pa diskutim do ishte tepër i rëndësishëm për Barcelonën. Shpresoj që drejtuesit e klubit të bëjnë me të vërtetë një ofertë për të, pasi kam dëgjuar që janë të interesuar. Jam i bindur se nuk do t’i zhgënjente”, – tha Ksavi, i cili shpreson gjithashtu që dhe drejtuesit e Valencias të pranojnë ofertën e katalanasve.