27 qershor 2009
Menaxheri: Do respektojmë kontratën
Menaxheri i mesfushorit të Milanit, Andrea Pirlo, është takuar dje me administratorin kuqezi, Adriano Galiani. Në përfundim të këtij takimi, Tulio Tinti, i cili është edhe menaxheri i Marko Borielos, tjetër futbollist i kuqezinjve, është shprehur: “Pirlo është një lojtar i Milanit. Ai ka një kontratë me kuqezinjtë dhe ne gjithmonë i kemi respektuar marrëveshjet e nënshkruara. E përsëris, që Pirlo dëshiron të respektojë në çdo detaj kontratën që ka me Milanin”. I pyetur mbi Marko Borielon, Tinti është përgjigjur: “Borielo është një futbollist i rëndësishëm dhe Leonardo beson shumë në aftësitë e tij”.