27 qershor 2009
Dzeko, ultimatum Volfsburgut: Dua të luaj në “San Siro”!
Sulmuesi boshnjak nuk është paraqitur në grumbullimin e skuadrës gjermane të Volfsburgut. Madje, ai bën të ditur se do të flasë me trajnerin e tij dhe drejtuesit gjermanë, që ta lënë të lirë të shkojë tek Milani. “Të gjithë e dinë që unë dua të transferohem në Itali. Të luash për Milanin nuk është një rast që të jepet çdo ditë dhe unë dua t’i jap jetë ëndrrës sime. Për momentin gjithçka është në dorë të Volfsburgut, por besoj se vullneti im nuk duhet anashkaluar. Kam nevojë të flas me drejtuesit dhe trajnerin tim, – thotë Dzeko. – Pa folur me ta, nuk mund t’ju them nëse do qëndroj në Gjermani apo jo. Megjithatë shpresoj që të jem në Milano që ditën e parë të grumbullimit të kuqezinjve. Milani është skuadra më e mirë në botë dhe padyshim gjëja më e mirë që mund të më ndodhë në karrierën time”, thekson sulmuesi 23-vjeçar i Volfsburgut, Edin Dzeko.