27 qershor 2009

“Marko Markioni do vazhdojë të mbetet te Juventusi”

Marko Markioni, pavarësisht se ka qenë pjesë e listës së zezë të Juventusit, do të vazhdojë të qëndrojë në Torino edhe për sezonin e ardhshëm. Një gjë të tillë e ka konfirmuar menaxheri i mesfushorit, Bruno Karpexhiani. “Marko Markioni do të vazhdojë të jetë një lojtar i klubit të Juventusit. Sot për sot nuk ekziston asnjë ofertë në drejtim të tij, kështu që përgënjeshtroj kategorikisht edhe një transferim të mundshëm të tijin te Fiorentina.