04 qershor 2009

Kualjarela: Napoli, ëndrra ime

Një kontratë pesëvjeçare me 1,8 milion euro në sezon plus një sërë shpërblimesh në bazë të rezultateve, që do të arrihen me skuadrën. Këto janë detajet e operacionit, që ka transferuar Fabio Kualjarelën tek Napoli. “Ky klub ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Dhe tani jam shumë i lumtur”, ka thënë ish-sulmuesi i Udinezes jashtë zyrës së presidentit Poco ku janë hedhur firmat e nevojshme. Për transferimin janë shpenzuar 16 milion euro, plus gjysmën e dytë të kartonit të Mauricio Domicit, për të bindur klubin e Udinezes.