Atzori, zëvendësuesi i Zengës
Flitej për këtë prej ditësh, teksa tani është zyrtare. Trajneri i ardhshëm i Katanias do të jetë Xhianluka Atzori. Kontratë dyvjeçare prej 200.000 eurosh në sezon për të, që është zgjedhur nga drejtori i përgjithshëm i klubit Lo Monako për të zëvendësuar Zengën. Atzori ka qenë më parë zëvendësi i Silvio Baldinit pikërisht tek Katania, kështu që e njeh shumë mirë ambientin. Në kontratë është përfshirë edhe një bonus në rastin e qëndrimit në Serinë A ose të kualifikimit në UEFA. Në orët e fundit duket se është siguruar dhe blerja e portierit Andujar nga Palermo.